fbpx

Ivanka Trump shkëlqen, fustani i saj mahnit ndjekësit

nga Revista Kosovarja

Ivanka Trump, vajza e presidentit të rizgjedhur Donald Trump, ka shkëlqyer me Oscar de la Renta, në prag të ceremonisë së betimit të babait të saj.

Ajo ishte ishte mishërimi i elegancës dhe finesës mbrëmjen e kaluar falë një fustani që u dizenjua posaçërisht për të dhe u punua me kristale dhe perla deri në detaje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oscar de la Renta (@oscardelarenta)

Më herët ajo dhe familja e saj, bashkëshorti Jared Kushner i cili së fundmi ka përqendruar vëmendjen në një investim dinjitoz në turizmin shqiptar, si dhe tre fëmijët e tyre, Arabella , Joseph dhe Theodore , morën pjesë në ceremoninë e 19 janarit, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes Trump.

“Duke nderuar trimat në Varrin e Ushtarit të Panjohur, në prag të inaugurimit të babait tim @realDonaldTrump si Presidenti i 47-të”, ka shkruar Ivanka duke ndarë dhe fotot nga ceremonia në Instagramin e saj .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]