Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Izraeli njofton vrasjen e shefit më të lartë ushtarak të Hamasit

nga Revista Kosovarja

Ushtria izraelite thotë se ka konfirmuar se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar.

Deifi ishte shënjestra e një sulmi në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik.

Ndërkohë që Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Izraeli thotë se Deifi ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.
Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u qëllua, në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Moneytizer Paragrafi 4

Një deklaratë të bërë këtë të enjte ushtria izraelite tha se “pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deifi u eliminua në sulmin e 13 korrikut”.

Autoritetet shëndetësore të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, thanë në atë kohë se sulmi ajror kishte vrarë më shumë se 90 njerëz, por mohuan që Deif të ishte në mesin e të vdekurve.

Mohammed Deifi ishte kreu i Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas.

Ai u burgos nga autoritetet izraelite në vitin 1989, pas së cilës ai formoi Brigadat me qëllim kundërvënien kundër ushtarëve izraelitë.

Izraeli e akuzoi atë për planifikimin dhe mbikëqyrjen e bombardimeve të autobusëve që vranë dhjetëra izraelitë në vitin 1996 dhe për përfshirje në kapjen dhe vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990.

Ai dihet gjithashtu se ka ndihmuar në ndërtimin e tuneleve që kanë lejuar luftëtarët e Hamasit të hyjnë brenda Izraelit nga Gaza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]