Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja autori i masakrës me 8 viktima në Serbi

nga Revista Kosovarja

Policia serbe arriti të prangosë autorin e një tjetër masakre që ka tronditur vendin. Uros B., 21 vjeç, qëlloi për vdekje të paktën tetë persona në tre fshatra të ndryshëm.

Mbi artikull

Ai plagosi edhe 13 persona, shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në foton e publikuar nga mediat, shihet 21-vjeçari në pranga, ndërkohë që pas makinës janë policët e maskuar.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni. Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.

Moneytizer Paragrafi 4

21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje. Autori është djali i një ushtaraku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]