Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja çfarë atmosfere krijon këngëtarja e mirënjohur Elmaze Jashari

nga Revista Kosovarja

Elmaze Jashari, emër i njohur i skenës sonë muzikore, me vite e suksesshme, e pëlqyer dhe e dashur gjithandej, shkruan “Kosovarja”.

Mbi artikull

Që në fillim të karrierës është treguar e fuqishme në drejtimin që ka zgjedhur.

Me tekstet e veçanta që ka, Elmazja gjithmonë ka goditur e godet duke u mbajtur mend gjatë këngët që i ka plasuar gjatë karrierës së saj. E nuk janë pak këngë as albume të saj, të cilat dëgjohen kahmos, në dasma, ahengje familjare e mbrëmje muzikore në vend e në diasporë.


Këngët e saj sot, i dëgjojmë edhe nga këngëtarët tjerë, të rinjtë, meqë shumica prej tyre janë shndërruar edhe hite, të paharruara…

Moneytizer Paragrafi 4

Elmaze Jashari njihet për vokalin e veçantë, po aq edhe këngët e muzikën e saj të mirëfilltë shqipe .

E mirënjohura, sikur s di të ndalet. Ajo edhe sot është e kërkuar nëpër ahengje të shumta familjare në të gjitha trojet shqiptare, po edhe në mbrëmje muzikore, tek ndezë atmosferë sikur sonte në Fushë Kosovë, në Restorantin tashmë të njohur familjar ‘Kopshti’ .

Me këtë rast xhiruam pak çaste, tek shihet se çfarë atmosfere di të krijojë Elmaze Jashari.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]