Moderatorja e dashur shqiptare, Arbana Osmani së fundi u bë nënë për herë të dytë.
Arbana dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj u bën prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Diell, ndërsa nuk hezituan që në rrjetet sociale të ndajnë edhe atmosferë e festës së mirëpritjes në shtëpi.
Pikërisht sot Arbana bashkë me vogëlushin e saj, kanë lënë spitalin për të shkuar në shtëpi, ku edhe u ritën nga një festë dhe ambient i ngrohtë i krijuar për ta.
Ishte vet Eduarti që ka ndarë disa postime për të treguar ambientin familjarë të dekoruar me shumë shije, ndërsa më vonë edhe mikesha e afërt e Arbanës, Xhemi Shehu publikoj fotografi ku shihej me bashkë me moderatoren.
“Lumturi”, ka shkruar Xhemi në mbishkrimin e fotografisë përkrahë mikes së saj.
Kujtojmë që Arbana ka edhe një fëmijë tjetër nga martesa e kaluar.