Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj kanë qenë në një lidhje dashurie vite më parë.
Ata u ndanë në vitin 2011 dhe sot Krenari është i lumtur krah moderatores Luana Vjollca.
Dyshja nuk e kanë bërë ende publike lidhjen e tyre, por janë fotografuar shpesh bashkë. Pak ditë më parë u zbulua se ata po investojnë në një shtëpi të përbashkët në Tiranë. Pra, gjërat mes çiftit shkojnë për bukuri, por ç’raport ruan Luana me ish-in e partnerit, Dafinën?
“Prive” ka zbuluar se Luana e ka ftuar Dafinën në emisionin e saj “Shiko kush luan”, por këngëtarja ende nuk ka kthyer një përgjigje. Siç duket moderatorja e ka lënë pas të shkuarën dhe vendos profesionalizmin mbi të gjitha.