Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja çfarë ndryshimeve iu shfaqen meshkujve kur partnerja e tyre është shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Meshkujt, respektivisht trupi dhe psikika e tyre, gjithashtu përjetojnë ndryshime të caktuara.

Mbi artikull

Studiuesit kanë zbuluar se në muajt ndërsa e presin foshnjën, edhe disa hormone të caktuara te meshkujt ndryshojnë dhe kjo ndodh kur ata bëhen prindër për herë të parë.

Atësia sjell ndryshime në aspektin e dy hormoneve kryesore. Shkencëtarët thonë se sasia e testosteronit dhe estradiolit bie tek meshkujt të cilët e presin fëmijën e tyre të parë, shkruan “American Journal of Human Biology”.

Çdo gjë në lidhje me shtatzëninë tek gratë deri tani është pak a shumë e njohur, por kjo që edhe meshkujt e ndiejnë shtatzëninë është diçka e re dhe duhet të hulumtohet më tej.

Moneytizer Paragrafi 4

“Disa hulumtime të tjera kanë zbuluar se hormonet tek meshkujt ndryshojnë kur ata bëhen etër, por hulumtimi ynë ka zbuluar se këto ndryshime ndodhin edhe më parë, gjatë “transicionit” në atësi,” thotë Robin Edelstein, studiues nga Universiteti i Michiganit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]