Modelja e njohur, Jessica Kadiu, e cila famën më të madhe e mori nga lidhja e saj e shumë përfolur me këngëtarin Robert Berisha, vazhdon ende të komentohet për jetën e saj.
Duke qenë mjaft aktive në Instagram, Jessica nuk heziton të ndaj me ndjekësit edhe problemet me të cilat ballafaqohet.
Së fundmi, ajo shpërndau një story në Instagram ku shprehet se nëse nuk i hap mesazhet e meshkujve në rrjetet sociale, ata nuk presin shumë dhe i fshinë mesazhet që i’a dërgojnë modeles.
Përndryshe, Jessica komentohet shumë edhe për linjat e saj trupore.