Sot në rrugët e Prishtinës u mbajt Parada e Krenarisë, me ç’rast jo pak figura publike dolën në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+.
Derisa, Përparim Rama, Mimoza Kusari-Lila, Vlora Çitaku, Ahtifete Jahjaga morën pjesë në këtë parade, kurse këngëtarja Tuna performoi në koncertin “Krejt bashkë”, figura të tjera i dolën në mbështetje ndryshe këtij komuniteti, shkruan Kosovarja.
Ndër më të zëshmet ishte këngëtarja Vesa Luma, e cila ofroi përkrahjen e pakusht ndaj komunitetit, e cila ndau imazhe në Instagram.
Në vazhdën e kësaj përkrahjeje doli edhe këngëtarja Alma Bektashi, e cila po ashtu publikoi në llogarinë e saj video nga kjo paradë.
Edhe këngëtarja Adelina Ismaili veproi po kështu. Ajo shfaqi imazhe në mbështjete të të drejtave të këtij komuniteti.