Reperi i njohur Getinjo ka realizuar një “mini intervistë,” së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram ku nuk mundi t’i shpëtonte edhe disa prej pytjeve pikante që iu bënë atij.
Reperit iu kërkua një mendim i sinqertë për të gjithë kolegët e tij repere dhe reperka dhe përgjigjia e Getinjos ka qenë mjaftë interesante.
Përveç faktit që kanë herë pas here ‘përplasje’ me njëri-tjetrin, Getinjo i ka quajtur ata më të mirët në Ballkan.
“Ma t’mirt n”Ballkan jem. Kem mosmarrëveshje mes vete najher, amo jena ma t’mirt. Salute.”- ka shkruar ai.
Rikujtojmë se disa ditë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”.
Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, ajo i ka kaluar 7.8 milion klikime në Youtube.