Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja çka po thonë nga Haga për arrestimin e Nasim Haradinajt

nga Revista Kosovarja

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë sqarime rreth arrestimit të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt. Thotë se arrestimi u krye se ka fletarrest ndaj Haradinajt dhe se policia e Eulex-it veproi sipas mandatit të saj.

Mbi artikull

Nasim HARADINAJ u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Moneytizer Paragrafi 4

Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]