fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ja ç’parashikon Paolo Fox gjatë datave 23-29 janar

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

DASHI: Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje, por gjithsesi e suksesshme. Do të ketë ditë që do të bini në plogështi, por mos e humbni përqendrimin nga punët dhe jeta juaj personale. Një dramë e së shkuarës mund të kthehet sërish në vëmendjen tuaj, duke jua prishur gjumin e natës. Kërkoni ndihmë dhe mjaft u hoqët sikur problemi nuk ekziston.

DEMI: Do të përjetoni momente të vështira, por këto ju bëjnë më të fortë. Ndjeni se po ju shfrytëzojnë dhe i druheni së ardhmes. Jo më kot po e jetoni jetën si t’ju vijë. Por duhet të merrni frerët në dorë, përndryshe do të pendoheni për zgjedhjet që keni bërë. Mbani disiplinën dhe kushtojuni rëndësi hollësive.

BINJAKËT: Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer. Problemet shëndetësore dhe familjare që keni përjetuar së fundmi, tashmë i përkasin së shkuarës. Mund të mbyllni marrëveshje interesante ose t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike. Situata në familje do të jetë e mirë, edhe pse jo të gjithë jetojnë në një ambient pozitiv. Beqarët mund të hedhin një sy rrotull dhe të pranojnë ftesat që do t’ju vijnë. Shijojeni jetën, por mos harroni se shëndeti vjen mbi gjithçka.

GAFORRJA: Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Do të ndiheni mjaft energjikë dhe kjo do të favorizojë më shumë ata që kanë një punë krijuese. Do të shpenzoni ca para, por nuk mund të punoni vetëm për të kursyer. Ndoshta mund t’i jepni një mundësi të dytë një personi që ju ka lënduar. Çiftet që janë në krizë do ta përmirësojnë marrëdhënien, por kujdes të mos përsëritni gabimet e së shkuarës. Kujdesuni për shëndetin, pini sa më shumë ujë dhe flini gjumë mirë.

LUANI: Prireni që të jeni pesimistë dhe kjo ndikon edhe te njerëzit përreth jush. Prandaj ndryshoni sjellje dhe mos u hiqni më si viktima. Mos e ngatërroni punën me jetën personale, përndryshe do të humbisni diçka. Sigurisht që është e vështirë të buzëqeshësh kur ke probleme ekonomike. Çiftet do të përjetojnë një fundjavë pasionante. Edhe për beqarët do të ketë të reja.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë interesante, prandaj përvishni mëngëtdhe mos mendoni se jeta juaj ka marrë tatëpjetën. Ju mund ta ndryshoni gjendjen duke punuar fort ose të ankoheni e të shtrëngoni rripin. Mos ua vini veshin komenteve negative, sepse problemin nuk e keni ju, por personi që i bën komentet. Zakonisht, kush vjell vrer dhe drejton gishtin po përpiqet t’u ngarkojë të tjerëve problemet e veta. Bëni kujdes me dietën, shmangni ushqimet e dëmshme, alkoolin dhe duhanin.

PESHORJA: Përpiquni që të punoni fort gjatë kësaj jave, sidomos nëse pritet që të ketë ndryshime në familjen tuaj. Këto vitet e fundit kanë qenë të vështira për ju. Ndoshta keni pasur probleme në dashuri për shkak të largësisë së dikujt. Nëse keni një punë që nuk ju shpërblen siç e meritoni, që ju shteron energjitë, atëherë lëreni ose delegojini detyrat e parëndësishme, por që ju hanë shumë kohë. Ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, mjafton që të tregoheni mendjehapur.

AKREPI: Sa herë që mbyllet një derë, hapet një dritare. Në këtë periudhë mund të keni ndryshime në jetën personale ose profesionale. Asgjë nuk bie nga qielli, prandaj mos humbisni kohë. Tregohuni pozitivë dhe mbani disiplinën. Mos ia lini gjërat rastësisë, por planifikojeni gjithçka me hollësi. Kushtojini rëndësi shëndetit.

SHIGJETARI: Telashet nuk kanë të sosur, pasi dhe shpenzimet do t’ju shtohen. Pyeteni veten nëse ju nevojitet vërtet t’i bëni disa blerje ose të bëni pushime aq të shtrenjta. Mjafton që të caktoni përparësitë tuaja. Në këto kohë libri do t’ju bëhet shoku më i mirë.

BRICJAPI: Për beqarët parashikohen të reja në sferën personale, ndërsa ata që janë të përfshirë në një lidhje do të bëjnë plane afatgjata. Ata që kanë një aktivitet privat mund të kenë nevojë për një hua. Kush është i papunë, duhet të kërkojë patjetër një punë, qoftë dhe me kohë të pjesshme. Një vizitë tek estetisti do t’jua gjallërojë mendjen dhe trupin.

UJORI: Kjo do të jetë një javë shumë e ngarkuar me punë. Nuk keni kohë për të humbur. Mes familjes, punës dhe studimeve, përgjegjësitë duket se nuk kanë të sosur. Kujdes të mos stresoheni më kot. Mundohuni që t’i balanconi gjërat. Dikush mund t’ju kontaktojë për t’ju kërkuar një këshillë ose një nder.

PESHQIT: Ju pret një javë e rëndësishme. Pas ditëve të tëra të mbushura me detyrime e përgjegjësi, tani mund ta ulni pak ritmin. Mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Keni pasur së fundmi probleme ekonomike, prandaj kufizojini shpenzimet. Mbyllini marrëdhëniet me njerëzit toksikë dhe mos i jepni llogari askujt për vendimet që merrni.


Etiketa: Paolo Fox

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Raporti mes Venusit dhe Uranit, 2 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat

1 ditë më parë
Astrologji

Këto shenja të Horoskopit do të kenë përfitime të shumta financiare këtë javë

1 ditë më parë
Astrologji

Dashuri në kohërat e zodiakuat, e dini pse nuk funksionojnë lidhjet e Ujorit me këto shenja?

2 ditë më parë
Astrologji

Këto shenja të horoskopit do të përballen me disa sfida të vështira këtë muaj

2 ditë më parë
Astrologji

Këto shenja të zodiakut vdesin që të merren me thashetheme dhe të zbulojnë sekretet e kujtdo

3 ditë më parë
Astrologji

Ngjarje të papritura dhe lajme tronditëse, Meri paralajmëron këto shenja horoskopi për javën

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Protesta kundër Kurtit/ Konfrontim verbal mes protestuesve

Ja me çfarë do të përballet Anita Haradinaj që në natën e parë të “Big Brother VIP Albania”

Mos e përdorni këtë ilaç në shtatzëni, sipas studimeve të fundit mund të shkaktojë këto çrregullime te fëmijët

TË FUNDIT

Del një tjetër skandal i produksionit kundër Luizit

13 minuta më parë

Nuk mbarojnë skandalet këtë vit rreth Big Brother Vip Albania ku si protagonist kryesor publiku shikon Luizin dhe antagonist produksionin....

Te sytë e tij shikoja botën: Diola rrëfen historinë e dashurisë me 77-vjeçarin!

28 minuta më parë

Diola Dosti, së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me një...

Borrell: Së shpejti do t’i ftojë Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

34 minuta më parë

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë...

Fifi publikon një moment intim me Adisin

44 minuta më parë

Këngëtarja ka ndarë një moment duke e puthur në buzë partnerin. Fifi po shihet tejet e dashuruar me Adis Patushin,...

Abdixhiku-Kurtit: Çfarë ke pranuar saktësisht, trego hapur pa frikë, shqip para të zgjedhurve të popullit

56 minuta më parë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar katër pyetje për kryeministrin, Albin Kurti për atë se çfarë ka pranuar në...

Ish- banorja e BBVA tregon çka ndodhë në dhomën e rrëfimeve!

57 minuta më parë

Ish- banorja e Big Brother VIP Albania, Zhaklina Gjolla, ka treguar se çfarë ndodhë në dhomën e rrëfimeve. Ka qenë...

MË TË LEXUARAT

Halil Matoshi: Kurtit i intereson pushteti total dhe “Republika e Tretë” e ribërë nga ai vet, ngase ashtu iu ka pikë

Pyetje “një milionëshe” nga Stresi

Cannelloni me spinaq – një pjatë italiane që askush nuk mund t’i rezistojë

Cilat janë komplikimet nëse një fëmijë i pavaksinuar sëmuret nga fruthi

Pas tradhtive të vazhdueshme të tij, dyshohet se Khloe është ribashkuar me Tristan

Opozita e konsideron Ligjin e Pagave zhgënjyes dhe turpërues për mjekët

Gjon Karrica së shpejti deputet?

Pas eliminimit të Amosit, teksa Olta qante me dënes Efi mer vëmendje derisa qesh

Gjërat që duhet t’i kujtoni gjithmonë në momentet e tërmetit

Ecja mbrapa, pse po e ndjekin të gjithë këtë trend të çuditshëm?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist