Plator Abazi është bërë i njohur për publikun si djali i këngëtares së njohur Mihrije Braha dhe këngëtarit Naim Abazi që kanë një bagazh të madh profesional tash e shumë vite në skenë.
Fejesa e Platorit bëri bujë të madhe duke u komentuar në media, kjo pasi ai kishte mbajtur të fshehur lidhjen me Tringen duke befasuar kështu me fejesën e madhe qe bene me shume te ftuar.
Nusja e tij Tringa është goxha aktive në rrjete sociale ku shpesh përgjigjet në pyetjet që i bëjnë ndjekësit në Instagram, së fundmi ajo ka marrë një pyetje se kur do të martohet me Platorin, derisa ajo u përgjigj duke shkruajtur datën ”27.07.2024” duke shoqëruar me një emotikon duke qeshur dhe disa zemra.
Ndryshe, Tringa ka treguar ditë më pare se edhe pse është vetëm e fejuar ajo po bashkëjeton me platorin dhe vjerrin e saj Mihrijen dhe Naimin derisa befasoi ndjekesit me kete lajm.
Shiko foton: