Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja kush do të jetë opinionistja në ‘Big Brother VIP Kosova 4’

nga Revista Kosovarja

Është zbuluar tashmë se kush do të jetë opinionistja e parë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Mbi artikull

Burime të Telegrafit kanë mësuar se këtë rol do ta marrë gazetarja dhe producentja e njohur shqiptare, Dalina Buzi.

Oferta për këtë pozicion i është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e spektaklit, e cila ka zgjedhur Buzin si një nga figurat që do të sjellë energji, profesionalizëm dhe analizë të thellë në diskutimet e netëve të spektaklit.

Sipas të njëjtave burime, Dalina Buzi e ka pranuar tashmë ftesën dhe është gati të ulet në kolltukun e kuq për të komentuar zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Moneytizer Paragrafi 4

“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas planifikimeve të produksionit, dhe me këtë emër të konfirmuar, interesi për edicionin e ri është rritur ndjeshëm.

Dalina Buzi, e njohur për eksperiencën e saj të gjatë në media, ka përvojën e të qenurit në juri nga spektakli i kërcimit, Dancing With The Stars Albania, ku ajo ishte pjesë e panelit në edicionin e parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]