Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent pas vërshimeve

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar për krijimin e Fondit emergjent për zbutjen e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës.

Mbi artikull

Ai tha se fillimisht përmes këtij fondi do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre të banimit.

“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave. Janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime. Me Fondin emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]