Brad Pitt konsiderohet një prej meshkujve më të pashëm dhe seksi të Hollywood-it.
Ai është gjithmonë aty kur bëhet fjalë për listën e meshkujve më të pëlqyer dhe si i tillë di edhe të zgjedh burrat e tjerë të pashëm.
Bursa studimi nga partnerët e WBU për të gjithë studentët e programeve teknike mjekësore
Prandaj ‘’Vogue’’ i ka kërkuar atij të thotë emrat e burrave që sipas tij janë më të pashëm dhe seksi në botë dhe padyshim ai ka zgjedhur dy aktorë.
Emri i parë që ka dhënë është ai i Paul Newman.
“Në botën e aktrimit, që është puna ime ditore, do të thoja Paul Newman. I pashëm, u plak me shumë hijeshi dhe sic e dini ka qenë një njeri shumë special, zemërmirë, i dashur, i sinqertë.” – tha Pitt.
Më pas ai shtoi edhe emrin e Geroge Clooney.