Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja nga cili muaj pritën të hapen klubet e natës, pishinat e panairet në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se në kuadër të zbatimit të planit të punës së Qeverisë prioritet kryesor mbetet luftimi i pandemisë Covid-19, krahas objektivave të tjera, dhe në funksion të këtij qëllimi, ai kërkoi nga institucionet që të vazhdojnë me aktivitete intensive në menaxhimin e situatës, në një kohë kur në shumë shtete përreth, por edhe në Kosovë, po regjistrohen raste të reja të infeksionit nga Covid-19 dhe ka numër të konsideruar të rasteve aktive.

Mbi artikull

Me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant me institucionet përgjegjëse qeveritare për të vlerësuar situatën epidemiologjike me Covid-19, ministri kryesoi një takim të Komitetit për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ku përveç raportimit nga të gjitha institucionet, u kërkua që të vazhdohet me zbatimin e aktiviteteve të Planit të Veprimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Covid -19, duke adaptuar një qasje të përshtatshme për rrethanat.

“Sot jemi në një situatë tjetër, atë të zbatimit të fazës së tretë të hapjes graduale ekonomike, e cila kërkon rivlerësimin edhe të disa veprimtarive të cilat presin për t’u liruar. Kjo fazë, siç edhe është vërejtur, bart në vete rrezikun e përhapjes së mëtejme të virusit, pas një periudhe relativisht pozitive kur rastet me COVID-19 kishin rënë pothuajse në nivelin më të ulët”, tha Zemaj.

Ai theksoi se rënia e disiplinës në zbatimin e masave në tre ditë e fundit është përkthyer në 105 raste të reja të COVID-19 në Kosovë, dhe kjo kërkon nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë (Policia e Kosovës dhe inspektoratet qendrore dhe komunale) që të jenë sa më të pranishme me inspektime në veprimtaritë e lejuara.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke theksuar faktin se MSh është në proces të përgatitjes së manualit me udhëzime për veprimtaritë e lejuara, Zemaj tha se rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat, klubet e natës, etj., duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikator matës ku kontributin kryesor duhet ta jap IKSHPK, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike.

Këshilltari për shëndetësi i kryeministrit të Kosovës, Visar Berisha tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës u i jep mbështetje të plotë Komitetit që të vazhdojë me aktivitetet e tij, derisa do ta fuqizojë atë edhe përmes trupave këshillëdhënëse, kurse përmes programit qeverisës është paraparë edhe përkrahja me resurse humane e monitorimit të zbatimit të manualit për veprimtaritë e liruara në kuadër të hapjes ekonomike dhe ato që do të hapen.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Komitetit kanë raportuar për aktivitetet e ndërmarra në nivel të institucioneve dhe mekanizmave që përfaqësojnë, derisa kërkohet që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masa mbrojtëse si bartja e maskave, distancimi fizik dhe mirëmbajtja e higjienës personale e kolektive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k