Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja për çfarë shërben pjesa blu e kësaj gome

nga Revista Kosovarja

Kur kemi qenë në shkollë të gjithë mendonim se pjesa blu e gomës shërbente për të fshirë stilolapsin, mirëpo asnjëhere nuk e arrinim këtë qëllim.

E vetmja gjë që përftonim nga pjesa blu e gomës mbi fletën tonë ishte një njollë e madhe ose një vrimë në fletoren tonë.

Por, problem nuk qëndronte te goma, por te informacioni i gabuar. Goma fshirëse, e kuqe në njërën anë dhe blu në anën tjetër, ka qenë gjithmonë në qendër të një pyetje: Cili është ndryshimi midis dy ngjyrave?

Për vite me radhë është përfolur se pjesa e kuqe është përdorur për të fshirë lapsin dhe pjesa blu, duke qenë gërryese, për të fshirë stilolapsin, por në të vërtetë nuk ka asnjë shpjegim shkencor për këtë.

Moneytizer Paragrafi 4

Mirëpo, ka marrë fund dilema pasi sot ka mbërritur përgjigjja e pyetjes që ka intigruar disa breza. Pjesa blu nuk përdoret për të fshirë stililapsin, por lapsin, me ndryshimin e vetëm që ndërsa ana e kuqe funksionon vetëm në letër, ana blu është efektive edhe në sipërfaqe më problematike, si kartoni apo papirusi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]