Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja për çka ndjen keqardhje Eliza Hoxha

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk ka ndonjë plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë.

Mbi artikull

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë është tregues se ky virus është test i rëndë për të gjithë.

“Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjëvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!”, ka shkruar ajo.