fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ja pse duhet të hani qepë të kuqe

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nga shkatërrimi i qelizave kancerogjene tek shëndeti i zemrës, 5 arsye përse duhet të hani sa më shumë qepë të kuqe.

Sido që t’i konsumoni, të gatuara apo jo, nga qepët organizmi ka shumë për të përfituar. Nëse deri më tani u keni bërë naze, për shkak të aromës karakteristike (kjo nga nivelet e squfurit) kur të lexoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , problemin e mësipërm as do e merrni më në konsideratë, shkuran “Living”.

Komponimet e squfurit në qepë formohen përmes një reaksioni enzimatik sa herë që shtypen ose priten. Sipas studimeve, këto komponime të squfurit vijnë me shumë përfitime shëndetësore, por e mira është që qepët të konsumohen të pagatuara për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese.

Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke ulur kështu rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu, këto komponime mund të zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit jo të shëndetshëm në trupin tuaj.

1. Veti anti-inflamatore

Sipas një studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin një enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.

2. Nxit sistemin imunitar

“Polifenolet e pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë mund të ndihmojë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë gjithashtu zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse keni një reaksion alergjik.

3. Përbërës kundës qelizave të këqija

Nga të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.

Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, i cili është një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime mund të bëjnë që qelizat kanceroze të vetëshkatërrohen.

Rritja e niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj.

Gjithashtu, qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin e AND-së dhe indeve.

4. Shëndeti i zemrës

Qepët e kuqe përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Gjithashtu, qepët e kuqe përmbajnë përbërës organosulfuri që ulin rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ndërkohë thiosulfinatet e pranishme në qepë veprojnë si hollues të gjakut natyral, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për goditje në tru.

Por, duke qenë se shumica e studimeve janë përqendruar te kafshët, nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht efektet tek njerëzit.

5. Rregullimi i sheqerit në gjak

Kromi (një mineral shumë i rëndësishëm) i pranishëm në qepë ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Ndërsa, squfuri ndihmon në uljen e sheqerit në gjak duke nxitur prodhimin e insulinës.

Një studim në 2010 në revistën Environment Health Insights raportoi se kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për individët me diabet.

Individët me diabet tip 1 dhe tip 2 që konsumuan qepë të kuqe kanë treguar nivele më të ulëta të glukozës deri në 4 orë.

Etiketa: Qepet e kuqe

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Ja pse asnjëherë nuk duhet të flini me nerva

8 orë më parë
Per Jete

A e dini se meshkujt s’i duan femrat që “shesin” mend?

10 orë më parë
Per Jete

Efektet anësore të antibiotikëve, që mjekët nuk jua tregojnë

12 orë më parë
Per Jete

Nëse keni këtë lloj të kartmonedhës prej 5 eurove ju mund të bëheni milioner

14 orë më parë
Per Jete

Ju marrin këpucët erë të keqe? Ja si ta largoni aromën e pakëndshme

15 orë më parë
Per Jete

Kështu mund ti grini qepët pa derdhur asnjë pikë loti

15 orë më parë
Postimi tjetër

Dyshohet se djali nga Novobërda e goditi gjyshin 12 herë me thikë

Rita shkruan fjalët më të mira për nënën

Del fotografia e babait të Rron Gjinovcit me Hashim Thaçin e Sami Lushtakun

TË FUNDIT

Janë numëruar mbi 25 mijë vota nga Diaspora, Vetëvendosje merr mbi 19 mijë

7 orë më parë

Festa Qoqaj në plan të parë vë gjoksin, jo fytyrën

7 orë më parë

Melisa e “Përputhen” tregon pse nuk pranon të japë intervista

8 orë më parë

Jennifer Lopez ndez rrjetin, vë në pah linjat trupore me bikini

8 orë më parë

Vera Ora i thotë Ritës je si shqiponjë

8 orë më parë

Ja për çka e ka marrë malli Kidën

8 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Tayna, ta dish që kjo është e tepërt

Një zviceran fitoi 228 milionë franga në lotari

Korabi shkruan këto fjalë për ditëlindjen e babait

Antonela heqë dorë nga Mevlani- ia lë Ledjanës

Djali nga Kosova i bën ‘lëmsh’ dy shoqet në Përputhen

Sëmundja i merr jetën të riut kosovar

Përplasje në mes protestuesve dhe policisë, në protestat për rastin “Monstra”

Kjo çfarë po i bënë Mozziku të bijes është e rrezikshme

A mund ta besoni se kjo është Genta

Ja si të zvogëloni njollat e moshës në pak kohë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci