Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja pse duhet të mbani fotografinë e një fëmije në portofol

nga Revista Kosovarja

Një foto bebi në portofolin tuaj është truku i duhur për të rikthyer paratë apo sendet tuaja me vlerë, në rast se i keni humbur.

Mbi artikull

Askush nuk e pëlqen mendimin e humbjes së portofolit. Ju mund të mos keni para në të, por ndonjëherë mund të humbisni kartat bankare, dokumenta, e plot gjëra të tjera që nuk do t’i shihni kurrë më. Hulumtimet tregojnë se shanset që dikujt t’i kthehet portofoli mbrapsht është nëse brenda në të ka një foto fëmije.

Hulumtimi

Profesor Richard Ëiseman nga Universiteti i Hertfordshire donte të dinte se çfarë lloj efekti do të kishte një foto në një portofol të humbur: do të kthehej apo jo! Ai dhe ekipi humbën 240 kuleta të ndryshme në të gjithë Edinburgun dhe donin të dinin se sa prej tyre do të ktheheshin nga personi që e gjeti atë. Kuleta përfshinte fotografitë e foshnjave, të kafësheve të familjeve ose të një çifti më të vjetër. Kishte edhe disa kuleta që nuk kishin asnjë fotografi në të. Rezultati? Kuletat me fotot e foshnjave u kthyen më së shumti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kuletat e kthyera

Një 88% të kuletave, u kthyen ato me fotot e foshnjave. Nga ato me fotot e qenushëve u kthyen 53% dhe kuletat me fotografi familjare u kthyen 48%. Fotot me një çift të moshuar ishin në fund të renditjes, pasi u kthyen vetëm 28% prej tyre

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]