Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja pse Koronavirusi doli nga laboratori në Kinë

nga Revista Kosovarja

Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se ka gjasa që koronavirusi i ri të ketë dalë nga laboratori i Wuhan-it në Kinë.

Sipas këtij investigimi, virusi nuk ka dalë nga laboratori si një armë biologjike, por si një pëprjekje e Kinës për të treguar se është e aftë që të identifikojë dhe të luftojë viruset me të njëjtat kapacitete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.

Burimet besojnë se përhapja fillestare e virusit ishte nga njeriu te njeriu dhe se ‘pacienti zero’ punonte në laborator. Më pas virusi kaloi në popullsi në Wuhan.

Moneytizer Paragrafi 4

Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton Fox News.

I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.

Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.

Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.

Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

Zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë paralajmëruan që në vitin 2018 se Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk ka kushtet e duhura të sigurisë. Sipas tyre, aty kryhen eksperimente të rrezikshme me koronavirusët e lakuriqëve të natës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]