Ne mendojmë se nuk ka moment më të paqtë në jetën e njerëzve, se sa përkushtimi ndaj vetes, qoftë edhe për disa minuta ose një orë me një masazh që depërton në çdo qelizë të trupit duke bërë që të ndiheni të relaksuar.
Ja arsyet pse ndodh:
“Një masazh deri në indet më të thella ul rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe nivelin e hormoneve të stresit, përmirëson funksionin imunitar, rrit nivelet e endorfinës dhe serotoninës dhe rrit qarkullimin e gjakut,” thotë terapisti dhe masazhatori Heather Wyborny.
Por, shpesh terapistët përdorin presion të fortë dhe të përqendruar për të thyer tensionin e muskujve dhe indeve lidhëse, por ky presion ndonjëherë mund të dëmtojë.
Dhimbja është efekti anësor më i zakonshëm i masazhit të indeve të thella. Duket pak e çuditshme në fakt, por masazhi stimulon lëvizjen e sistemit limfatik dhe muskujve në të gjithë trupin.
Dhimbjet e kokës gjithashtu nuk janë të rralla pas masazhit, veçanërisht nëse terapisti/ja juaj bën shumë punë në qafë dhe në zonën e shpatullave. Ndërsa, të përzierat ndodhin më rrallë, sidomos nëse jeni të dehidratuar.
Pirja e ujit para një masazhi për rregulluar nivelet e dehidratimit është vetëm një nga sugjerimet e ekspertëve. Por, edhe një çaj xhenxhefili nuk është keq pasi ndihmon për të qetësuar frymëmarrjen dhe çdo sëmundje tjetër, përpara një seance masazhi.