Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja pse nuk duhet të hiqni asnjëherë lëkurën e mollës

nga Revista Kosovarja

Nëse doni që të hani frutat pa lëkurë, sigurisht që do të thotë se jeni duke menduar për largimin e pesticideve, megjithatë, jeni duke bërë një gabim.

Mbi artikull

“Lëkura e mollës mund të përmbajë 90 përqind të pesticideve ekzistuese, por edhe 50 përqind të lëndëve ushqyese”, thotë Joe Robinson, autor i librit “Eating on the Ëild Side”.

Sipas autorit, është mirë që të bleni mollë organike dhe të hani edhe lëvoren e mollës.

Nëse kjo nuk është e mundur, ai thotë se frutat mund t’i lani në sodë buke. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, njomja e mollëve në ujë dhe sodë buke për 12 deri në 15 minuta mund të heqë 80 për qind të fungicidit që mund të depërtojë në lëvozhgë.

Moneytizer Paragrafi 4

Përzierja gjithashtu do të heqë 96 për qind të pesticideve. Larja në ujë të zakonshëm të rubinetit nuk është aq efikase.

Soda e bukës duket se shkatërron molekulat e pesticideve dhe kështu ndihmon në pastrimin e frutave tuaja. Madhësia ideale për pastrim është dy gota ujë dhe një lugë çaji sodë buke.

Përveç mollëve, shumë e shëndetshme është edhe lëvozhga e shalqinit. Ai përmban aminoacidin citruline, i cili përmirëson marrjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve të qëndrueshmërisë. Për të reduktuar hidhësinë e kores, hajeni të gatuar si recel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]