Rita Ora po praktikon një trajtim anti-celulit me teknologji të lartë.
Rita Ora gjithmonë duket e bujshme, sa herë që parakalon në tapetin e kuq, apo merr rreze dielli me bikini, shkruan DailyMai.
Rita ka arritur të ruajë fizikun e saj të shkëlqyeshëm me trajtime të rregullta me ekspertin e kujdesit për lëkurën, Shane Cooper.
Këngëtarja, 29 vjeçe, shpesh e trajton veten me një procedurë anti-celulitit 450 funta, e cila lidhet me valë elektromagnetike përmes një makine lazer, raporton The Sun.
Shane, i cili gjithashtu trajton prezantueset televizive Maya Jama dhe Laura Whitmore, tha: “Është i vetmi trajtim që adreson muskujt dhe dhjamin me një stërvitje kaq intensive”.
Rita është shfaqur në faqet e rrjeteve sociale të Shane disa herë, me të duke thënë se ‘lëkurat e saj kurrë nuk ndihej kaq e shkëlqyer dhe e hidratuar’ pas një vizite në klinikë.
Ndërsa fotografitë e ngarkuara në faqen e Facebookut të mësuesit të kujdesit për lëkurën tregojnë Ritën duke shkëlqyer në kamera ndërsa ajo relaksohet duke bërë trajtimin në këmbët e saj.
Rezultatet e këtij reajtimi, këngëtarja i tregoi teksa shfaqi këmbët gjatë udhëtimeve të fundit në Itali dhe Korfuz.
Gjatë pushimeve, e veshur me rroba-banje Rita tregoi fizikun e lakmueshëm.