Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja pse sot shumë besimtarë myslimanë janë agjërueshëm, rëndësia e Ditës së Arafatit

nga Revista Kosovarja

Sot shumë besimtarë myslimanë në mbarë botën po agjërojnë për Ditën e Arafatit, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islam. Kjo ditë vjen një ditë para festës së Kurban Bajramit dhe ka rëndësi të veçantë fetare për myslimanët.

Mbi artikull

Dita e Arafatit lidhet me qëndrimin e haxhinjve në malin Arafat në Mekë, që konsiderohet kulmi i Haxhit. Besimtarët e shohin këtë ditë si moment faljeje, lutjeje dhe afrimi me Zotin.

Sipas traditës islame, agjërimi në këtë ditë ka shpërblim të madh, ndërsa shumë imamë theksojnë se ai fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen për ata që nuk janë në Haxh.

Edhe në Kosovë, shumë qytetarë kanë zgjedhur të agjërojnë sot, duke e kaluar ditën me lutje, qetësi dhe përkushtim shpirtëror në prag të festës së Kurban Bajramit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]