Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja sa kushtuan BMW-të e famshme të MPJ-së

nga Revista Kosovarja

Janë bërë të famshme BMW-të e Ministrisë së Punëve të Jashtme që po qëndrojnë të parkuara prej sa kohësh në oborrin e kësaj ministrie.

U fol e u përfol shumë rreth këtyre veturave, u dhanë shumë opinione e çmime të pasakta, por që realiteti është krejt ndryshe.

Indeksonline ka siguruar kontratën e blerjes së veturave dhe çmimin e saktë të tyre.

50 mijë euro neto është çmimi i një veturë të blerë, gjë e cila shihet edhe në kontratën e siguruar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky çmim është dukshëm më i lirë se sa çmimi real i veturave që sillet me vlerë më të lartë në treg.

Veturat janë blerë në kohën kur Behgjet Pacolli ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, saktësisht më 28 tetor të vitit 2019.

Blerja e BMW-ve është bërë me qëllim të transportimit të delegacioneve të huaja, pritjet dhe akomodimet e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]