Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja sa paguhet paguhet shefja 23 vjeçare në QKUK

nga Revista Kosovarja

Në administratën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është punësuar një vajzë 23-vjeçare në pozitën H-Executive.

Mbi artikull

Punësimin e saj e ka alarmuar edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, por ish-drejtori Basri Sejdiu e ka mohuar një gjë të tillë.

Gjatë një konference që ka mbajtur dje pas shkarkimit nga Bordi Drejtues, Sejdiu ka thënë se është i gatshëm të shkarkohet për së dyti nëse një gjë e tillë del e vërtetë. “Nuk është e vërtetë, jam i gatshëm të shkarkohem për së dyti, por nuk ka pozitë shefe 23-vjeçare. Jam i bindur për këtë”, ka deklaruar Sejdiu.

Por Gazeta Shneta ka arritur të sigurojë dokumentin e pagës së vajzës së lindur në vitin 1996 dhe e cila është pranuar në vitin 2019 në punë. Pozita e saj sipas përshkrimit të titullit të punës është H-21 apo H-Executive.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo punonjëse e re e cila dyshohet se ka edhe lidhje familjare me Sejdiun, merr pagë bruto 705 euro sa një mjek specialistë, apo më shumë sesa një specializant ose mjek i përgjithshëm në Kosovë, si dhe rreth 300 euro më shumë sesa një infermiere.

Gazeta ka hulumtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe vet punonjësja nuk ishte përgjigjur asnjëherë në pyetjet e Gazetës Shneta, sikurse pati vepruar njëjtë edhe Sejdiu duke mos kthyer përgjigje në adresën elektronike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]