Këngëtare e talentuar, artiste cilësorë dhe femër me stil. Dafina Zeqiri e di ç’është moda, e ka krijuar prej vitesh identitetin e saj. E bukur, por njëkohësisht rebele dhe e pa parashikueshme në kombinime.
Shpesh avangarde dhe kontemporane. Dafina, ka befasuar gjithmonë me zgjedhjet e saj në aspektin e dukjes së jashtme, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja kosovare nuk ka sjellë frymë të re vetëm në muzikë, por edhe në veshje, duke arritur të bëjë diferencën dhe të “imponoj” një kulturë tjetër të të veshurit në skenë.
Ekstravagante e njëkohësisht sportive. Femërore e njëkohësisht mashkullore. E tillë është Dafina, këngëtarja që kur është fjala për modën, është totalisht e pa ngatërrueshëm dhe përherë arrin që të surprizojë.