Almeda Abazi është aktorja e famshme shqiptare e cila dashurinë e jetës e gjeti në Turqi.
Duke u ndjerë një femër e kompletuar me praninë e bashkëshortit, ajo po arrin ta shijojë çdo moment edhe si bashkëshorte por edhe nënë e përkryer, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse është larg Shqipërisë, ajo për asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj, duke e mësuar të flas shqip edhe djalin.

Kjo nxiti kureshtje të madhe tek turqit, ku së fundmi në llogarinë e saj në Instagram pranoj një pyetje në video teksa shihet vogëlushi duke numëruar në gjuhën shqipe.
Ndjekësja u shpreh se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit dhe sipas saj nuk duhet ta bëjë këtë, por aktorja nuk përtoj t’ia kthej përgjigjen ashtu siç duhet.
“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, u përgjigj Almeda./Kosovarja/

