Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja si ta kuptoni nëse veza është e freskët

nga Revista Kosovarja

Si mund të kuptojmë nëse veza që kemi blerë është e freskët? Marrim një tas transparent ose një gotë dhe e mbushim me ujë.

Vendosim në të vezën dhe shohim:

Nëse veza qëndron poshtë në fund të tasit dhe paralelisht me të, është vezë e tre ditëve të fundit.

Nëse qëndron në fund, por në kënd, është afërsisht 7-8 ditore.

Moneytizer Paragrafi 4

Nëse formon një kënd më shumë se 60º dhe fillon të ngrihet lart, është më shumë se dy javësh

Nëse ngjitet lart, atëherë ka të paktën një muaj, kështu që nuk duhet ta hani.

Pse ndodh ky ndryshim? Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]