fbpx

Ja si të përgatisni biskota të buta e të shijshme

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT:200 g gjalpë i tretur dhe i ruajtur më pas në temperaturë ambienti, 200 g sheqer, 1 vezë, 280 g miell, 70 g kakao e hidhur, një majë thike kripë dhe copëza çokollate.

PËRGATITJA: Ndezim furrën fillimisht në 180 gradë. Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësin e vezëve derisa të shkrihen me njëri-tjetrin. Shtojmë vezën dhe i trazojme akoma.

Më pas shtojmë gradualisht përbërësit e tjerë sipas radhës: miellin, kakaon dhe çokollatën e ndarë në copa të vogla. Punojmë brumin me dorë. U japim formë sipas. dëshirës

I vendosim në tavë me letër furre dhe i pjekim për afërsisht 15 minuta. I lëmë të ftohen dhe janë gati për të shoqëruar kafen apo çajin e pasdites.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]