Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jahjaga: Përkushtimi i Bujar Bukoshit për shtetndërtim do të mbetet pjesë e pandashme e historisë

nga Revista Kosovarja

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar për vdekjen e Bujar Bukoshit, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, duke thënë se përkushtimi i tij për shtetndërtim do të mbetet në historinë tonë kombëtare.

Mbi artikull

“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi. Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar Jahjaga.

Bukoshu vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]