Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jakup Krasniqi shërohet nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është shëruar nga koronavirusi, teksa ka falënderuar mjekët, shokët e të gjithë ata që e ndihmuan.

“Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz”, shkruan ti.

Njoftimi i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Moneytizer Paragrafi 4

Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz.

Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë.

I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.
Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Respekt për të gjithë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]