Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka zgjedhur Facebookun për të treguar se po kalon një nga ditët më të lumtura në jetën e tij. Sot ai ka fejuar djalin, dhe nuk mund të ishte më i lumtur.
Krasniqi në llogarinë e tij ka publikuar një foto të çiftit të ri, të cilët i ka uruar me fjalët më të mira.
“ALTIN, SOT PËR MUA E SEVDIJEN ËSHTË DITA MË E LUMTUR- ËSHTË DITA E FEJESËS ME ELIZABETË SYLAJN: URIME E PAQI SHUMË FAT NË JETË!URIME!”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ndërkohë ditë më parë Krasniqi konfirmoi se është infektuar me Covid-19.
“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, pati deklaruar Krasniqi .
https://www.facebook.com/J.Krasniqi51/posts/3146481228801491
