Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Jam komplet e zhgënjyer”, “e sheh videon kur del jashtë” – a e pranoi kërkim-faljen e Drilonit Sara?

nga Revista Kosovarja

Pas disa ditësh tensionesh dhe mosmarrëveshjesh, Sara dhe Driloni janë ulur në një diskutim të gjatë për të sqaruar zënkat dhe ofendimet që i kanë përfshirë së fundmi.

Mbi artikull

Ata janë përpiqur të tejkalojnë konfliktet e tyre duke biseduar rreth videos së shfaqur ku Edi po e ofendonte Sarën në prani të Drilonit.

E gjithë biseda nisi sërish duke tentuar Sara të kuptoj nëse Driloni me të vërtetë e kishte dëgjuar ofendimin ndaj saj dhe nuk kishte reaguar.

Ani pse Driloni është shprehur sërish i bindur se nuk e ka dëgjuar, Sara po insistonte në po të njëjtën çështje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Për atë temë nuk dua të flas më, të kam thënë 100 herë të njëjtat gjëra. Ti nuk po do me e kuptu, kur del jashtë shihe prape videon”, u shpreh Driloni ndaj saj.

Ndërkohë që Sara i tha që i detyrohet një shpjegim, e njëjta u shpreh totalisht e zhgënjyer nga Driloni pasi nuk i ka qëndruar afër as pas ngjarjes dhe situatës së krijuar.

Ndër të tjera, Driloni i ka kërkuar sërish falje Sarës, gjersa kjo e fundit i tha që nga tani e tutje ai të shkoj rrugës së tij dhe kjo rrugës së saj.

“Sara nuk kam çka të them, e di që e ke mirë, me fal që nuk kam ardhë direkt, më fal nëse të kam lëndu me këtë gjë nëse je prek, nuk do të ndodh më!”, i tha Driloni, Sarës.

“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote, e lëmë me kaq, bëj çka të duash. Ke ndryshuar absolutisht.”, ia ktheu Sara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]