Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Japin dorëheqje Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë

nga Revista Kosovarja

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.

Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]