Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Japonia gjen grimca të zeza në vaksinën amerikane

nga Revista Kosovarja

Japonia ka pezulluar një grup të vaksinave të kompanisë Moderna për Covid-19, pasi një substancë e huaj u gjet në to.

Mbi artikull

Një farmacist gjeti disa grimca të zeza në një shishe të vogël të vaksinës në prefekturën Kanagawa, sipas autoriteteve.

Rreth 3.790 persona tashmë janë vaksinuar me vaksinat e këtij grupi. Përdorimi i pjesës tjetër të dozave është pezulluar, shkruan BBC.

Ky veprim ndodhi vetëm një javë pasi Japonia e pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milion dozave të vaksinave të kompanisë Moderna për shkak të kontaminimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Farmacisti i gjeti grimcat e zeza përderisa kontrollonte për substanca të huaja para se t’i përdorte vaksinat.

Kompania “Takeda Pharmaceutical”, e cila i shet dhe i shpërndan vaksinat në Japoni, javën e kaluar e pezulloi përdorimin e tri grupeve të vaksinave pas gjetjes së materialeve të huaja në disa doza.

Ndryshe, Japonia është duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Deri më tani, vetëm rreth 40 për qind e popullsisë japoneze është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]