Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Japonia po i kërkon të rinjve të pinë më shumë alkool, por pse?

nga Revista Kosovarja

Të rinjtë e Japonisë janë gjithmonë shumë *esëll*, por autoritetet shpresojnë që situata të ndryshojë pas fushatës që është ndërmarrë së fundmi.

Mbi artikull

Gjenerata e re po pi gjithnjë e më pak alkool, krahasuar me prindërit e tyre. Ky trend duket se ka dhënë pasojat e para tek taksat e pijeve dhe për ta ndryshuar këtë, të rinjtë po inkurajohen për të pirë më shumë alkool, veçanërisht sake, pija alkoolike tipike japoneze e bërë nga orizi i fermentuar.

Fushata “Sake Viva!” po shpreson që përmes saj procesi i pijes të bëhet gjithnjë e më interesant dhe industria të lulëzojë.

Konkursi kërkon nga 20 deri në 39-vjeçarët që të ndajnë idetë e tyre të biznesit për të nxitur kërkesën mes bashkëmoshatarëve të tyre. Grupi që drejton konkursin për autoritetin tatimor thotë se zakonet e reja – të formuara pjesërisht gjatë pandemisë Covid-19 – dhe një popullsi në plakje kanë çuar në një rënie të shitjeve të alkoolit.

Moneytizer Paragrafi 4

Qëllimi i fushatës së re është që pjesëmarrësit të vijnë me promovime, ide dhe plane konkrete duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, vetëm që industria e alkoolit të shohë rritje. E gjithë kjo është shoqëruar me kritika nga media japoneze sepse promovon zakone jo të shëndetshme për të rinjtë.

Sidoqoftë, të rinjtë pjesëmarrës në fushatë kanë kohë deri në fund të shtatorit për të prezantuar idetë e tyre. Planet më të mira, do të zhvillohen me ndihmën e ekspertëve dhe do të bëhen publike në nëntor.

Të dhënat e fundit nga agjensia e taksave tregojnë se njerëzit kanë pirë më pak alkool në 2020-ën sesa në 1995.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k