fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Jasharaj: Greva do të vazhdojë, kemi marrë mbështetje edhe nga Unioni i Sindikatave të Evropës

nga Revista Kosovarja
7 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, deklaroi të enjten se greva në arsim do të vazhdojë, siç tha, për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje.

Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me Unionin e Sindikatave të Evropës dhe se kanë pranuar letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve.

Këto deklarata Jasharaj i bëri në konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), Nevrus Kaptelli si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

“Greva po vazhdon fatkeqësisht për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë që të ulet me përfaqësuesit e sindikatës për të gjetur një zgjidhje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me unionin e sindikatave të Evropës dhe kemi marrë letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve”, u shpreh ai.

“Jemi në komunikim edhe me vëllezërit tonë nga Shqipëria, të cilët në emër të sindikatës kanë ardhur në Kosovë për të shprehur mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes. SBASHK-u dhe sindikatat tjera janë të hapura për të dialoguar me Qeverinë. Deklarata e ministres së Arsimit se dyert janë të hapura, por SBASHK-u nuk do dialog janë një porosi e gabuar. Në të kalurën jemi takuar me të, por tani nuk po ka kohë sepse po shkon në vizita”.

Ndërsa, kryetari i SPASH-it, Nevrus Kaptelli, tha i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ulën në tavolinën e bisedimeve me sindikatat dhe të bëjnë zgjidhje për kërkesat e këtyre të fundit.

“Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri që unë përfaqësoj vlerëson ndihmën që Qeveria e Kosovës ka dhënë për qytetarët e saj gjatë pandemisë dhe krizës me fillimin e luftës në Ukrainë. Ajo që kemi përfituar ne në Shqipëri ka qenë disa herë më e vogël se ajo që ka dhënë Qeveria juaj. Por, sot jam këtu për të mbështetur vëllezërit tanë të SBASHK-ut në grevën që kanë nisur për të realizuar ato kërkesa që ne i vlerësojmë të drejta”.

 

“Ju bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryeministrit që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të flasin për kërkesat e SBASHK-ut, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër. Një qeveri e përgjegjshme duhet që së pari të vlerësojë sindikatat e mësuesve. Të gjithë ne jemi produkt i mendjes dhe punës së mësuesve. Nëse Qeveria do që Kosova të zhvillohet duhet të vlerësojë maksimalisht arsimin, pra më shumë buxhet për arsimin dhe paga më të lartë për mësimdhënësit”./Telegrafi


Etiketa: SBASHKGrevaRrahman JasharajUnioni i Sindikatave të Evropës

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

“Do të doja të dielën të marshoja, kriminelët e luftës janë në Serbi”, Walker flet rreth “Marshit për Drejtësi”

11 orë më parë
Aktuale

VV mbështet “Marshin për Drejtësi”, përmendin vetëm Rexhep Selimin

11 orë më parë
Aktuale

Dëshmitarët e masakrës së Pastasellës kujtojnë tmerrin e para 24 viteve

13 orë më parë
Aktuale

Franca e Gjermania bëjnë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

15 orë më parë
Aktuale

Sërish tërmet në Turqi

17 orë më parë
Aktuale

Paditet Ministrja Donika Gërvalla

17 orë më parë
Postimi tjetër

A i kryen punët e shtëpisë Gili?

A janë këto femrat më të bukura shqiptare?

Lumir Abdixhiku zyrtarizon Doarsa Kicën në LDK

TË FUNDIT

A është e shëndetshme të stërviteni muajit të shenjtë të Ramazanit?

4 orë më parë

Mund të mos duket ashtu, por ushtrimet gjatë Ramazanit janë plotësisht të mundshme – për sa kohë që bëhen në...

Lexojeni horoskopin tuaj të dashurisë

6 orë më parë

Horoskopi i sotëm i dashurisë, tërheq vëmendjen për anën e pakëndshme të dashurisë kur ajo shkon mirë, por befas godet...

Pse ndiheni të varur nga partneri juaj?

7 orë më parë

A keni qenë ndonjëherë çmendurisht i dashuruar dhe jeni ndjerë plotësisht dhe krejtësisht i dashuruar me një person tjetër? Jeni...

Uji nuk është pija që hidraton më shumë trupin e njeriut

7 orë më parë

Gjithmonë është thënë se pirja e ujit është mënyra më e mirë për të hidratuar trupin e njeriut. Përkatësisht, uji...

Horoskopi ditor, e shtunë 1 Prill 2023

7 orë më parë

Dashi Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Do debatoni me partnerin/en për...

Ka qenë në lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove virale me këngëtarin

8 orë më parë

Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour...

MË TË LEXUARAT

Digjen dy vetura në Zubin Potok, deklarohet Vela

7 këshilla për mposhtjen e etjes kur jeni agjërueshem

Horoskopi ditor, e premte 31 Mars 2023

Kush janë të privuarit në Ramazan?

Franca e Gjermania bëjnë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Jonida Maliqi nis ditën me plot pozitivitet, por me kë?

Sot dy vite nga vdekja e Rasim Thaçit – Cimës

Skenderaj: Vdes një vajzë, dyshohet se kjo ka ndodhur derisa flinte

Një nga banoret e Big Brother do ta festojë ditëlindjen në nominim

E dini pse patatet duhen ruajtur gjithmonë në frigorifer

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist