Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jasmina s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, po jeton padyshim ditët e saj më të lumtura në aspektin romantik, duke shijuar në maksimum lidhjen e saj të dashurisë.

Mbi artikull

Vetëm pak javë më parë, bukuroshja ndau me ndjekësit lajmin e bukur se ajo dhe partneri i saj kishin festuar përvjetorin e parë të lidhjes. Për atë datë të veçantë, ai e surprizoi atë me një dhuratë marramendëse: një makinë luksoze të tipit “Range Rover”, e mbuluar me një fjongo të madhe të kuqe.

Megjithatë, pavarësisht dhuratës madhështore dhe postimeve të përvjetorit, Jasmina u kujdes që deri më tani ta mbante të fshehtë identitetin e personit që i ka vjedhur zemrën, duke i lënë të gjithë kuriozë.

Por duket se kësaj pritjeje i ka ardhur fundi!

Moneytizer Paragrafi 4

Ditën e sotme, Jasmina ka vendosur të mos fshihet më. Përmes një fotografie të ndarë në InstaStory, ajo është shfaqur krah partnerit të saj, duke zbuluar kështu për herë të parë portretin e tij për publikun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]