fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Java e fundit e janarit, ky është parashikimi nga Paolo Fox për të gjitha shenjat

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dashi
Është një periudhë e ngadaltë por e rëndësishme rikuperimi për ju. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës do të pësojnë zhgënjime në sektorin sentimental, pasi sjellja e partnerit do t’ju lëndojë. Shmangini veprimet impulsive, sepse mund të pendoheni më vonë. Deri në fund të janarit mund t’i zgjidhni problemet tuaja. Tani ka ardhur momenti që të kërkoni zgjedhje të reja. Dashi do të mbajë vendin e 11-të.

Demi
Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Nga pikëpamja emocionale dhe sentimentale gjërat do t’ju shkojnë shumë mirë. Marsi dhe Jupiteri në prapavijë ju nxisin që të zgjidhni disa çështje praktike. Kushdo që është beqar duhet të fillojë të shikojë përreth. Në aspektin financiar situata do të jetë gjithashtu pozitive. Të ardhurat do t’ju shtohen, por shmangini shpenzimet për gjërat e panevojshme. Demi do të jetë në vend të dytë.

Binjakët
Nga e premtja mund të jeni duke luftuar me një shqetësim fizik, që do të arrini ta kapërceni shkëlqyeshëm. Parashikimi për shenjën tuaj është pozitiv në përgjithësi, edhe pse yjet ju këshillojnë që ta shtrini këmbën sa keni jorganin. Faturat që keni për të paguar mund t’ju kenë krijuar njëfarë sikleti. Që nga dita e enjte, Venusi do të jetë shumë aktiv në shenjën tuaj. Hera herës do të shfaqeni të pavendosur, por do të keni aftësinë për t’i gjykuar gjërat drejt. Binjakët do të jenë në vend të 7-të.

Gaforrja
Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Hera herës do të keni përshtypjen se do të bini nga shiu në breshër. Planetët nuk janë rreshtuar në pozicion të favorshëm për shenjën e ujit. Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë. Për t’u qetësuar do të bënit mirë të meditoni ose t’i kushtoni më shumë rëndësi pasioneve tuaja. Kjo do t’ju qetësonte dhe do t’ju shpërqendronte nga problemet. Gaforrja do të renditet në vend të 12-të.

Luani
Do të dini të tregoheni largpamës. Kalimi i dyfishtë i Marsit dhe Merkurit në orbitën e Bricjapit mund të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për të lindurit në shenjën e Luanit këtë javë dimri. Ata do të dinë të tregohen të matur dhe ta shtrijnë këmbën aq sa kanë jorganin. Sektori i privilegjuar do të jetë ai i punës, ku gjatë tri ditëve të fundit do të jetë shumë më e lehtë të hiqni dorë nga diçka tani për të përfituar më shumë në të ardhmen. Këtë javë ju takon vendi i tretë.

Virgjëresha
Do të hapen përpara jush rrugë të reja. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të dielën do të ketë ndryshime për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, sidomos në aspektin sentimental. Ata që janë të përfshirë në marrëdhënie toksike duhet të gjejnë guximin që t’i japin fund, në mënyrë që të kenë mundësi të gjejnë një person më të përshtatshëm. Virgjëresha do të jetë në vendin e pestë.

Peshorja
Çiftet që kanë pasur kriza ose debate të shumta, tani do të duhet të përpiqen të rikuperojnë marrëdhënien e tyre, sepse kjo fazë është me të vërtetë vendimtare. Fundi i janarit do të mund të japë atë që fillimi i muajit nuk solli. Në përgjithësi është një qiell vërtet pozitiv për emocionet dhe marrëdhëniet romantike. Mos i nënvlerësoni situatat që mund t’ju japin avantazhe. Nga kjo e diel nis një fazë rikuperimi psikofizik. Peshorja mban vendin e tetë.

Akrepi
Po përjetoni një gjendje tensioni si në dashuri ashtu edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, por jeni më të vetëdijshëm për atë që dëshironi. Me kalimin e kohës do të ndiheni më të qetë. Ata që kanë mundësinë për të lëvizur ose për të ndryshuar ambient, duhet ta bëjnë. Tani e tutje do t’ju duhet të merrni vendime bazuar në atë që është më e mira për ju dhe jo për të tjerët. Akrepi do të jetë në vendin e gjashtë.

Shigjetari
Ndiheni të lodhur në këtë periudhë dhe prandaj duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Tani është thelbësore për ju që të rikuperoni forcat. Në aspektin social dhe sentimental situata paraqitet pozitive. Nëse më parë keni qenë të zhytur në botën tuaj dhe nuk donit të hapeshit me të tjerët, tani dëshira për të ndërvepruar po ju rikthehet. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të mbara të javës. Këtë javë do të jeni në vendin e 10-të.

Bricjapi
Të kesh një qiell pozitiv nuk mjafton për të marrë atë që dëshiron. Ata që u dogjën në të kaluarën tani do të duhet të jenë pak më vigjilentë për të analizuar plotësisht situatat rreth tyre. Në një periudhë të favorshme si kjo, mundësitë nuk do t’ju mungojnë. Do të varet nga ju që të gjeni atë që bën për ju. Ky është një vit i mbarë për çiftet që kërkojnë stabilitet ose duan një fëmijë. Bricjapit i takon vendi i parë.

Ujori
Horoskopi ju buzëqesh, sepse Dielli është në shenjën tuaj. Edhe ata që mund të kenë thënë disa herë “jo” tani mund të ndryshojnë mendje. Është një qiell pozitiv për ata që duan të fillojnë një projekt pune. Nëse jeni duke bërë shumë gjëra njëherazi, do t’ju kërkohet të bëni një zgjedhje. Urani së shpejti do të fillojë një tranzit në shenjën tuaj dhe kjo mund t’ju bëjë disi të ndjeshëm. Ata që kanë një marrëdhënie të ndërlikuar mund të vendosin ta ndërpresin atë dhe të shikojnë përreth. Ujori do të jetë në vend të katërt.

Peshqit
Në këtë fazë kemi shumë planetë të favorshëm, por ata që mbyllen në shtëpi ose janë shumë dyshues mund të mos e ndiejnë ndikimin e tyre. Ju keni 5 planetë në favor të shenjës suaj, me Neptunin që mund t’ju ndihmojë të përmbushni një ëndërr. Nëse keni ide të realizueshme, në këtë periudhë do t’ju duhet të përvishni mëngët dhe të filloni punën. Do të keni edhe më shumë sharm, kjo do të ndihmojë edhe beqarët që kërkojnë një shpirt binjak. Peshqit do të mbajnë vendin e nëntë.


Etiketa: Paolo Fox

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Horoskopi ditor, e diele 22 maj 2022

13 orë më parë
Astrologji

Një problem trafiku që ka shkaktuar polemika të shumta

2 ditë më parë
Astrologji

3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin qershor

2 ditë më parë
Astrologji

Dita juaj më me fat e vitit, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

2 ditë më parë
Astrologji

A janë të kombinueshëm Binjakët dhe Akrepi në një marrëdhënie?

2 ditë më parë
Astrologji

Shenjat e horoskopit që përjetojnë më shumë dështime në dashuri

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Xhavit Halitit i grisen panatallonat në prapanicë gjatë seancës

Dafina Zeqiri bëhet virale me videot në "TikTok"

Kukësiani i revoltuar: Nuk është hera e parë që Kosova na e bën këtë, Albini dhe Edi Rama janë njësoj

TË FUNDIT

Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç

30 sekonda më parë

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni...

Kryetari Rama edhe të dielën në punë, radhën e ka Kalabria

4 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e “Lagjes Kalabria” rreth Planit Rregullues. Përmes një postimi...

Akullore shtëpie me qumësht

17 minuta më parë

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët. Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila...

Këtë verë shihemi në Shëngjin në “Mille Amici”, hotelin me 5 yje dhe njëmijë miq!

30 minuta më parë

Shqipëria tashmë ka krijuar traditen e turizmit bregdetar, kjo falë investimeve kapitale në fushën e hotelerisë, stafeve të shkolluara në...

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

48 minuta më parë

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar Shaban Jasharin, në ditën e lindjes së tij. Duke iu referuar si Baba...

Tipik shqiptarë, Ilir Shaqiri e nisë të dielën me ‘qaj rusi’

1 orë më parë

Ilir Shaqiri është një nga artistat më të preferuar nga shqiptarët. Balerini që e fitoi çmimin e madh të "Big...

MË TË LEXUARAT

Horoskopi Javor 16 Maj – 22 Maj 2022

Si ta kuptoni që po manipuloheni në një lidhje romantike?

Këngëtarja e njohur shfaqet në “Billboard Music Awards” me fustanin e stilistit shqiptar

Ryva shkëlqen me këtë veshje në të bardha

Iliri thotë se një pjesë të parave ia ka dhënë Sabianit

Ushqimet që ju i fusni në frigorifer, por bëni gabim!

Ariana merr urim të veçantë nga bashkëshorti dhe vjehrra

Arta Elezaj të lë pa ‘tekst’ me imazhet e fundit  

10 gabime që nuk duhet të bëni kurrë kur gatuani makarona

Ermali e fotografon bashkëshorten në mënyrën më të mirë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint