Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Javier Solana, shërohet nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Javier Solana, i cili u konfirmua i infektuar me koronavirus, përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se është shëruar dhe ka lëshuar spitalin ku po trajtohej nga kjo sëmundje.

Mbi artikull

“Solana ka thënë se pas katër javëve e gjysmë, po e lëshoj spitalin”, shkruan Solana.

Ai falënderoi të gjithë miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

“Falenderoj të gjithë miqtë që më kanë mbështetur”.

Moneytizer Paragrafi 4

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.

Ai kishte marrë pjesë në një tubim me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez, të hënën e kaluar, shkruan “National Post”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]