Rikja shprehet se Romeo flet keq për të mbrapa krahëve
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Miqësia e Rikes dhe Romeos është dukur se me kalimin e kohës është zbehur. Ditën e sotme ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi Rikja shprehet se Romeo flet keq për të mbrapa krahëve, debat i cili kaloi edhe në ofendime.
Rike: Ti je pa sedër!
Romeo: Ti je pa karakter.
Rike: Ka kamera këtu, mos harro.
Romeo: Je gocë pa karakter.
Rike: T’i kam thënë gjërat në sy, por t’i nuk i pranon.
Romeo: Kështu je ti si sëmundje e butë me të gjithë.
Rike: Të vret sëmundja, ki kujdes. Tani ndaje jam sëmundje që të vret apo jo?
Romeo: Jo vetëm të mpin pak dhe del ikën pastaj. Vetëm po zure vendin e Ledjonës nuk do dalësh.