fbpx

Jemi bërë pikë e pesë – secili bajraktar!

nga Revista Kosovarja

 

Kosova edhe pas 25 vjet lirie po përballet me shumëçka që të zhgënjen, me shumëçka që të dëshpëron…
Për shumëçka jemi vonuar, po vonohemi.
Neglizhenca jonë, lakmia për interesa më tepër personale, interesa për karrige, për pushtet na ka penguar dhe nuk kemi arritur atë që kemi mundur ta arrijmë…
Për çudi, po e jetojmë një kohë, një përditshmëri, sikur asgjë s’po ndodh dhe gjithçka po ndodh…
Sikur asgjë s’po lëvizë a gjithçka po shkatërrohet… Sikur s’po e shohim veten…
Sikur s’po dimë ta largojmë të keqen…
Sikur s’po dimë çka po na duhet…
As çka po na pengon…
As çka a për çka kemi nevojë…
Shtetet lidere të botës, miket tona, na qëndruan afër. Na përkrahën. Dhe, ende vazhdojnë të na përkrahin, të jenë me ne…
Po ne sikur s’duam ta përkrahim vetveten?!
Jemi bërë pikë e pesë!
Secili duam të jemi lider, bajraktar…

*
Partitë tona gabimet e partive të tjera i qesin para dhe i shohin, ndërsa gabimet e veta i qesin prapa dhe nuk i shohin!
Partitë, të cilat për vetveten mendojnë se janë të pagabuara, gabojnë qysh në start.
Koha po ecë…

*
Ndoshta mirë e ka im mik, i cili më thotë se jam bërë pesimist. Po i shikoj gjërat me sy tjetër.
Po, ç’të bëj, janë këta sytë e mi.
Sytë e mi po shohin kështu.
Jo që besoj, por po dëgjoj e ma thonë edhe jo pak vetë që kështu si sytë e mi po shohin edhe të tjerë, të shumtë…

Gani Dili


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]