Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jep dorëheqje udhëheqësi i Njësisë Miniera me Flotacion brenda “Trepçë”

nga Revista Kosovarja

Behxhet Vinarci, Udhëheqës i Njësisë Miniera me Flotacion ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë që po mbante që një vit në minierën e “Trepçës”.

Mbi artikull

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Bahri Hyseni, kryesues i bordit të Trepçës.
“Dorëheqja ka të bëjë me mospërmbushjen e premtimeve të tij gjatë përzgjedhjes në pozitën për Udhëheqës të NjB Minierat me Flotacion-Stantërg” tha ai për Insajderin.

Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët për dyshime lidhur me një tender që ishte nënshkruara nga personi i dorëhequr, Behxhet Vinanrci.

Sipas hulumtimit të Gazetës, zyrtari në fjalë kishte nënshkrua pranimin e mallit, ndonëse ai ishte i mangët atë ditë. I mungonin lugët rezervë në vlerë prej rreth pesë mijë eurosh.

Moneytizer Paragrafi 4