Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2021, thotë shkencëtari i njohur

nga Revista Kosovarja

Një shkencëtar dhe ekspert për gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj pandemive ka bërë një paralajmërim të ashpër për publikun amerikan: Jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2021.

Mbi artikull

Ali Nouri, President i Federatës së Shkencëtarëve Amerikan, tha se “njerëzit nuk do t’i rikthehen jetës së tyre të mëparshme’ derisa të jetë në qarkullim një vaksinë kundër koronavirusit, e cila mund të marrë më shumë se një vit.

Nouri, ekspert i virologjisë, në këtë mënyrë u përgjigjet atyre që shpresonin se gjithçka do të merrte fund në muajt e verës.

“Ne do të duhet të qëndrojmë në shtëpi deri në fund të majit, ose mes qershorit”, theksoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk do të ketë një datë magjike pas së cilës të gjithë do të rikthehen në jetën e tyre normale. Kjo nuk do të ndodh për një kohë të gjatë”, thekson ai.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz të infektuar në mbarë botën derisa deri më taçi Covid-19 ka vrarë mbi 51 mijë persona.