Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

nga Revista Kosovarja

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është ndërtuar mbi vite virtyti, vizioni, vullneti dhe të vërtetës.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, shkroi Osmani..

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]