fbpx

Jetojmë në një botë ku dasma është më e rëndësishme se dashuria, e varrimi më i rëndësishëm se i vdekuri

nga Revista Kosovarja

Eduardo Galeano, shkrimtati i madh me origjinë nga Uruguaji dhe autor i titujve të njohur “Kujim i zjarrit”, “Venat e hapura të Amerikës Latine” dhe shumë të tjera. Ai i sjell botës rrëfime të fuqishme për dashurinë, religjionin dhe futbollin.

Sipas tij, në kohët tona jetojmë në një botë ku ceremonitë e varrimit janë më të rëndësishme se i ndjeri, dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, e dukja është më e rëndësishme se intelekti. Jetojmë në një kulturë të ambalazhit, dhe vlerën e përmbajtjes e harrojmë krejtësisht. Në një nga shkrimet e tij ai thotë: “nëse jam rrëzuar, kjo është sepse kam ecur. E ia vlen të presësh, madje edhe të rrëzohesh.”

Sipas tij, dashuria nënkupton rrespekt të ndërsjellë. Pa të, ajo nuk mund të ekzistojë.
Shumë njerëz vuajnë urie për bukë, por akoma më shumë janë të uritur për përqafime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]