Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jeton Vllasaliu e pranon vrasjen e Bedri Rexhepit, në një pyll po kërkohet trupi i tij!

nga Revista Kosovarja

Janë bërë një vit e gjysmë nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Jeton Vllasaliu, i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij e ka pranuar vrasjen e tij.

Mbi artikull

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vllasaliu e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e biznesmenit kosovar.

Madje, autori i dyshuar ka treguar vendndodhjen e krimit të bërë.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një zonë malore ku organet kanë dalur bashkë me të dyshuarit në kërkim të trupit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Bedri Rexhepi kishte dalur nga shtëpia me datë 8 prill të vitit 2021 dhe që nga ajo ditë ishte shpallur i zhdukur.

Ky rast është një storie suksesi e Policisë së Kosovës pasi ka hetuar me sukses të gjitha pistat që kanë detyruar të dyshuarin të pranojë fajësinë dhe pas një kohe të gjatë familja e viktimës po njoftohet me drejtësinë./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]